Kryesore Shtatë viktima dhe 467 raste të reja me Covid-19

Shtatë viktima dhe 467 raste të reja me Covid-19

Shtatë pacientë kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë informon se viktimat janë dy qytetarë nga Lushnja 65 dhe 76 vjeç, një qytetare 66 vjeç nga Kuçova, një qytetar nga Korça 71 vjeç, një qytetare nga Laçi 79 vjeç dhe dy qytetarë nga Tirana 77 dhe 89 vjeç.

Rastet e reja- Nga 3973 testime që janë kryer, kanë rezultuar të infektuar 467 qytetarë. Rastet pozitive janë 219 në Tiranë, 29 në Fier, 23 në Vlorë, 16 në Lezhë, 15 në Elbasan, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Shkodër, 11 Sarandë, Gjirokastër, 9 në Korçë, 7 në Berat, 5 në Kurbin, Kukës, Himarë, Përmet, 4 në Krujë,  Kuçovë, Peqin, Gramsh, 3 në Roskovec, Konispol, Tepelenë, Maliq, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Skrapar, 1 në Pukë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Devoll, Dimal, Poliçan.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë 7,561 pacientë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 427 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,870 që nga fillimi i epidemisë.