Muaji më i pëlqyer për shqiptarët për t’u kurorëzuar vazhdon të jetë gushti, por ajo që ka ndryshuar është se shtatori është “zhdukur“ nga preferencat.
Instat ka publikuar raportin më të fundit për periudhën 5 vjeçare 2014-2018, në të cilën rezulton se përgjatë këtyre viteve, numri total i kurorëzimeve në muajin gusht është 13 mijë e 991.
Nga ana tjetër, në çdo vit, dasmat në gusht kanë ecur me trend rënës, kurse ato në tetor kanë ndjerë rritje. Për shembull, sipas Instat, në tetor 2014 ka pasur 2 mijë e 158 martesa, ndërkohë tetori i 2018 u mbyll me 2 mijë e 355 kurorëzime.
Nga ana tjetër, në shtator 2014 janë shënuar 2 mijë e 359 martesa. Në shtator 2018, ky numër ra në 1 mijë e 924.