“Shtatzëna e maternitetit, një modele”, si gënjeu Rusia për sulmin në maternitet
Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një foto në llogarinë e vet në Twitter ku, sipas saj, vajza shtatzënë që fotografohet në shkallët e maternitetit të Mariupolit të shkatërruar nga bombat, në fakt është aktore dhe modele.
“Është vërtet blogerja ukrainase Marianna Podgurskaya. Ajo luajti rolin e dy grave shtatzëna në fotografi. Dhe fotot e para nga aty u realizuan nga propagandistja Evgeniy Maloletka, jo nga skuadra e shpëtimit, siç duhet të ishte”, thotë ambasada.
Por ky lajm rezultoi një mashtrim nga ambasada ruse, pasi gruaja në foto është vërtet Podgurskaya dhe që është realisht shtatzënë, siç e tregojnë fotot e mëparshme në profilin e saj në Instagram (@gixie—beauty).
Pas verifikimeve për lajmin, tweeti- i ambasadës ruse në Britaninë e Madhe u fshi nga Twitter si fake news.
Fotot e vajzës shtatzënë që largohet nga spitali i bombarduar u përhapën me shpejtësi në rrjet dhe Rusia u dënua ndërkombëtarisht për sulmin.
Fotoja e publikuar nga shumë media ndërkombëtare, është shkrepur Evgeniy Maloletka për Associated Press, një agjencitë më serioze të shtypit në botë. Maloletka është një fotograf freelance, me shumë çmime, dhe që punon prej vitesh për Ap; punët e tij janë publikuar nga BBC, Nbc dhe media të tjera ndërkombëtare. Maloletka shkrepi edhe imazhet e varreve masive në Mariupol dhe në ditët e kaluara edhe ato për vdekjen e vogëlushit Kirill.
Ndërkohë, nga sulmi rus i të mërkurës ndaj materniteti në Mariupol vdiqën tre persona dhe 15 u plagosën. Mes të vrarëve është edhe një vajzë 6-vjeçare, ndërsa të plagosura janë edhe gra shtatzëna në prag të lindjes.