Kryesore Shtëpi, troje dhe llogari bankare: Pasuritë e zyrtarëve shqiptarë jashtë vendit

Shtëpi, troje dhe llogari bankare: Pasuritë e zyrtarëve shqiptarë jashtë vendit

Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka arritur të dokumentojë pasuritë e deklaruara të politikanëve, por që ndodhen jashtë shtetit.

Është e çuditshme, por një fakt tashmë i vërtetuar se një pjesë politikanësh shqiptarë pasurinë e tyre e kanë vënë jashtë shtetit, ku dhe zotërojnë pasuri të tundshme dhe të patundshme.

Por kjo është “maja e Ajsbergut”, pasi ILDKP-ja po gjurmon për atë pjesë të padeklaruar të zyrtarëve dhe politikanëve që nuk figurojnë në formularët e firmosur nga vetë subjektet.

-Eduard Ndocaj, deputet

Apartament 480 m2, në Solaro në Itali, 650 mijë euro.

Apartament 100 m2 dhe truall 2 000 m2, në Bergamo në Itali.

Apartament në Solaro në Milano, me sipërfaqe 180 m2, me dy garazhe për makina, me vlerë 300 000 mijë euro.

Kredi në Itali, 185 mijë euro, detyrimi i mbetur 130 mijë euro.

Kredi në Milano, 435 mijë euro, detyrimi i mbetur 300 mijë euro.

-Eduard Selami, deputet

Blerje toke me sipërfaqe 0.22 hektarë në Virginia Beach në SHBA, me vlerë 149 mijë USD. Blerë në 5 dhjetor 2012.

Të ardhura nga qiraja e apartamenteve në SHBA, 20 700 USD për vitin 2016.

Të ardhura nga biznesi në SHBA, 48 mijë USD për vitin 2016.

Blerje apartamenti në Virginia Beach në SHBA, me kredi, në shumën 252 mijë USD, me interes 5 %, për 30 vjet.

-Tom Doshi, deputet

Prona në Australi, dhënë me qira, 1 800 euro në muaj.

Kredi në Australi, shuma e shlyer për vitin 2016, 2 791 euro në muaj.

-Vangjel Tavo, deputet

Shtëpi në Pire të Greqisë, shitur në 2016 me vlerë 90 mijë euro.

-Anastas Angjeli, deputet

Ka blerë apartament për motrën në Greqi, me sipërfaqe 70 m2, me kredi.

Vajza Jona Marashi, shtuar llogaria bankare në SHBA me 21 mijë USD gjatë vitit 2016.

Të ardhura nga Education Development Center, 87 mijë USD.

-Myqerem Tafaj, ish-ministër i Arsimit, deputet

Vajza Enkelejda, të ardhura nga apartamenti në Sindelfingen, 6 615 euro.

Apartament në Gjermani, blerë në 2014, shlyer 15 999 euro, mbetur 186 mijë euro.

Vajza tjetër, Alma Tafaj, të ardhura nga puna si mjeke në Gjermani, 13 136 euro plus 40 540 euro.

-Namik Dokle, deputet

Vajza Manjola Dokle, blerje apartamenti në Lugo, Itali, 200 mijë euro.

-Jozefina Topalli, deputete

Djali Genar Topalli, llogari bankare në Itali me vlerë 6 mijë euro

Majlinda Bregu, deputete

Depozitë në SHBA, zvogëluar në 2015 me 12 575 USD si pasojë e konvertimit të monedhës.

-Milena Harito, ministre e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike

Të ardhura nga qiratë e ambienteve të shtëpisë në Paris, 8 164 euro.

Të ardhura nga studio në Kremlin Bicetre Francë, 3 343 euro.

Shkëlqim Cani, deputet

Bashkëshortja zonja Cani depozitë në USA në vlerën 34 257 dollar (2013).

Bashkëshortja zonja Cani llogari rrjedhëse në USA në vlerën 408 dollar (2013).

-Denada Prifti, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Pronare me 100% i një shtëpie për t’u restauruar në Spanjë, blerë më 02.04.2002, 7 675 euro.

Pronare me 100% i një trualli me sipërfaqe 419 m2 në Gjermani, blerë më 01.10.2014, 13 000 euro.

-Petraq Milo, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës

Sigurim jete në Francë i datës 09.04.2003, 196 mijë euro.

-Elisabeta Gjoni, zëvendëskryetare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Djali, të ardhura nga paga pranë shoqërisë Gensler në USA, 40 911 dollarë.

-Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta

Shtëpi 240 m2 në Bruksel, 320 mijë euro, burimi kredi bankare dhe të ardhura mujore.

Gjendja e llogarisë në bankën AMRO, në Holandë, 2 016 euro plus 1 010 euro.

Llogari rrjedhëse në Blegjikë, 36,26 euro.

Kredi e përbashkët për blerjen e një shtëpie, në vitin 2009, 150 mijë euro.

Të ardhura nga bashkëshorti, Tom Vandecasteele, 11 682 euro.

-Ardiana Hobdari, ambasadore e Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës

Depozitë bankare në Francë, shtuar me 5 500 euro.

-Kastriot Robo, ambasador në Danimarkë

Të ardhura nga dhomat e shtëpisë dhënë me qera, 9 600 sterlina britanike.

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë

Kalim 13 700 euro në llogarinë e djalit, Mirlind, në Deutsche Bank në Gjermani

-Brunilda Kadi, anëtare e KLD

Depozitë në SHBA, shtuar me 2 986 lekë. Depozita e krijuar nga të ardhurat e bashkëshortit në SHBA.

Blerje makine në SHBA, 1 200 USD.

-Gjin Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Bashkëshortja, viti 2014, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë në Strasbourg, Francë, pakësuar me 10 828 euro.

*Marrë me shkurtime nga shqiptarja.com