Shtëpia e Bardhë njofton se nuk do të ketë një takim mes Presidentit Joe Biden dhe homologut rus Vladimir Putin, siç u diskutua në fundjavë.
Ndërkohë edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken anulon takimin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ishte planifikuar të zhvillohej më 24 shkurt.
Blinken tha se kishte rënë dakord të takohej me Lavrov, vetëm nëse Rusia nuk pushton Ukrainën.
“Tani që ne shohim se pushtimi po fillon dhe Rusia e ka bërë të qartë refuzimin e saj të plotë të diplomacisë, nuk ka kuptim të vazhdohet me atë takim”, u shpreh Blinken pas një takimi me ministrin e jashtëm ukrainas.
Diplomati amerikan Blinken theksoi se ai ishte ende i përkushtuar ndaj diplomacisë dhe do të bënte gjithçka për të shmangur një sulm në Ukrainë.