Pronarët e një banese në Suffolk nuk e kishin menduar asnjëherë se shtëpia e tyre në Lavenham të Suffolk do të mbetej pa u shitur për shkak të një filmi shumë të famshëm.
Edhe pse në raste të tjera, kur një objekt bëhet pjesë e filmave të suksesshëm, vlera e tij rritet në shifra të paimagjinueshme, në këtë rast ka ndodhur e kundërta.
Shtëpia e Tony dhe Jane Ranzetta është shfaqur në filmin “Harry Potter and the Deathly Halloës” dhe është pikërisht vendi ku magjistari i njohur lindi dhe ku personazhi negativ Lord Voldemort vrau prindërit e tij.
Familja Ranzzeta shpjegon se për këtë arsye tashmë shtëpia e tyre konsiderohet “e mallkuar”. Ata tregojnë se prej më shumë se dy vitesh e kanë nxjerrë në treg për ta shitur dhe nuk ja kanë arritur dot. Madje kanë ulur dhe disa herë çmimin e saj për të afruar blerësit, por asgjë…
Qindra vizitorë dhe adhurues të Harry Potter vijnë pothuajse çdo ditë për të vizituar shtëpinë në fjalë, por Tony dhe Jane Ranzetta nuk kanë përfituar as nga kjo gjë.