Duhet guxim për të jetuar aty… Arkitektët australianë kanë ideuar një shtëpi që qëndron varur në cep të një shkëmbi, por që pavarësisht të gjithave, ofron një pamje fantastike të oqeanit.
“Shtëpia Shkëmb” është dizajnuar nga një kompani specializuar për forma të parafabrikuara, “Modscape Concept”, frymëzuar nga forma guaskave të ngjitura në trupin e anijeve.
“Shtëpia është konsideruar si një zgjatim i shkëmbit duke krijuar një lidhje me natyrën dhe oqeanin”, tha njëri prej arkitektëve pjesëmarrës në këtë projekt.
Shtëpia futuriste është e ndarë në pesë kate, ku përveç moduleve të parafabrikuara do të përdoren edhe shufra të përforcuara çeliku, të ngulura në shkëmb. Banorët do të futen nga lart dhe me ashensor, ose shkallë, do të zbresin në katin që duan.
Përveç parkimit, kuzhinës, dhomës së ndenjes dhe asaj të gjumit, kati i fundit do të shërbejë si një verandë e hapur, për të shijuar edhe më shumë pamjen fantastike, duke të lënë përshtypjen se po lundron mbi dallgë.