Somalia është vendi më i korruptuar i botës, sipas Transparency International, ndërsa Danimarka kryeson listën e shteteve ku korrupsioni është në nivel të ulët.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë që nga viti 2011, janë larguar nga lista e 20 shteteve me korrupsion më të ulët. SHBA ka humbur 4 pikë, sipas renditjes së TI.
Ndërsa Hungaria është vlerësuar më shumë si regjim autokratik. Estonia, Bregu i Fildishtë, Senegali dhe Guajana kanë shënuar përmirësime.
Pas Somalisë që është vlerësuar si shteti më i korruptuar, renditen Siria, Sudani Jugor, Jemeni, Korea e Veriut, Sudani, Guinea Ekuatoriale, Afganistani dhe Libia. Kurse, kryesimin e vendeve më pak të korruptuara e mbajnë Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicra. Nuk mbeten pas as Norvegjia, Holanda, Kanadaja, Luksemburgu, Gjermania dhe Britania e Madhe.
Në listën me 180 shtete, Shqipëria renditet në vendin e 99-të me 38 pikë, ndërsa Kosova në vendin e 93 me 37 pikë.
Transparency International, duke komentuar këtë listë të publikuar prej saj, tha se korrupsioni ka më shumë shanse të lulëzojë në ato vende ku sistemi demokratik është i dobët.