Gazeta izraelite “Jerusalem Post” ka publikuar një artikull për Shtetin Bektashi në Shqipëri.
Në artikull, gazeta ka intervistuar edhe kreun e bektashinjve, Baba Mondin që kërkon çuarjen përpara të kësaj ideje pa vonesa.
“Shteti shqiptar gëzon të drejtën e aprovimit të ligjit për këtë çështje. Më pas ne do ti drejtohemi komunitetit ndërkombëtar duke i kërkuar njohjen. Ne duam të kemi një status diplomatik në botë duke u njohur si “Qendra Botërore e Bektashinjve”. Qendrat e komunitetit tonë në të gjithë botën do të jenë pjesë e “Qendrës Botërore”. Ne po zhvillojmë strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por fillimisht duhet qeveria e Shqipërisë të miratojë ligjin duke ndryshuar statusin tonë”, ka thënë Baba Mondi.
Sakaq, gjatë intervistës Baba Mondi e cilëson veten si vëlla të popullit izraelit, ndërsa thotë se e ka vizituar disa herë Izraelin dhe shpreson të rikthehet përsëri.
“Unë e njoh mirë Izraelin dhe e konsideroj veten një vëlla të popullit të Izraelit. Kam qenë atje edhe si i ftuar në dasmën e një mikut tim izraelit. Komuniteti bektashi në rrugën e tij bazuar në Islam, i do njerëzit pavarësisht nga cili vend ata vinë dhe besimi që kanë apo ngjyra e lëkurës përfshi bindjet politike. Ne i konsiderojë vëllezër dhe motra. Kam vizituar shumë vende në Izrael nga ku kam marrë energji pozitive. Nuk jam duke folur për ekstremizmin, por për ata që besojnë në Zot e jetojnë bazuar në principet e librit të shenjtë”, është shprehur Baba Mondi.
Baba Mondi e mbyll intervistën duke cituar një ajet nga Kurani ku thuhet: “Ata që njohin veten e tyre kanë njohur Zotin”. Ditët e sonte thotë i pari bektashinjve, shumë njerëz nuk e njohin veten e tyre.