Sonda kineze Tianwen-1 ka prekur sipërfaqen e planetit Mars, duke u bërë e para sondë e këtij vendi që e bën diçka të tillë.
Përpara se të zbarkonte në Mars, sondës i janë dashur 3 muaj përgatitje në orbitë, duke u rrotulluar rreth planetit të kuq. Më pas, për zbarkimin janë dashur 8 minuta.
Kështu, Kina bëhet shteti i tretë që dërgon një pajisje në Mars, pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Suksesi i këtij operacioni vjen disa ditë pasi një raketë kineze përfundoi jashtë kontrolli dhe mbetjet e saj ranë në Oqeanin Indian, por për disa ditë mbajti në ankth shumë shtete të botës, përfshi Shqipërinë.