Edhe pse vaksina ka qenë një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër Covid-19, është një shtet në botë që, për disa arsye, nuk lejon qytetarët e tij që të vaksinohen.
Bëhet fjalë për Papua Guinenë e Re, një shtet në jugperëndim të Oqeanit Paqësor. Arsyeja pse nuk vaksinohen është frika ndaj vaksinës. Opozita e vendit i kërkoi qeverisë që të ndalonte fushatën e vaksinimit, duke e konsideruar “fushatë terrori dhe konfuzioni”.
Gjithashtu, në këtë vend mendojnë se vaksinimi “nuk është kura e koronavirusit”.
Një arsye tjetër pse Papua Guinea e Re është vendi më i pavaksinuar në botë është feja. Shumica e shtetasve janë të krishterë dhe roli që luajnë kishat në ndikimin e popullsisë për të mos u vaksinuar, është i madh.
Në këtë mënyrë, ky shtet po e përballon pandeminë me 3 mënyra: ilaçe popullore, lutje dhe besim në imunitetin e tufës.