Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kundërshton lehtësimin e masave kufizuese të vendosura për të luftuar pandeminë koronavirus. Qëndrimi i lideres erdhi pasi rastet e reja në Gjermani janë dyfishuar gjatë javëve të fundit.
Për këtë fenomen, Merkel fajësoi kontaktin e afërt mes personave gjatë verës.
“Ne jemi në mes të pandemisë. Virusi është ende këtu edhe pse nuk duket. Nuk kemi akoma një vaksinë apo mjekim. Prandaj po shohim se shtimi i lëvizshmërisë dhe kontakteve mes personave ka çuar në rritjen e numrit të rasteve. Në Gjermani, rastet janë dyfishuar në 3 javët e fundit. Ky është një zhvillim që nuk duhet të vazhdojë kështu, por duhet të ndalojë”, tha Merkel.