Kuriozitete Shtirej si shtatzënë, por barku i saj ishte i mbushur i tëri...

Shtirej si shtatzënë, por barku i saj ishte i mbushur i tëri me drogë (FOTO)

Agjentët e policisë kufitare në Argjentinë kanë arrestuar një grua 34 vjeçare pasi kjo e fundit tentoi për të kaluar marijuanë për në Kili.

Mënyra që 34-vjeçarja kishte menduar për të kaluar drogën është mjaft interesante. Ajo është shtirur sikur ishte shtatzënë dhe kishte vendosur për të udhëtuar për në Kili me autobus. Sipas raportit policor, gruaja po mbante një çantë të madhe të zezë në prehrin e saj.

Gjatë kontrollit të kryer nga policia, gruaja është shprehur se ishte shtatzënë, por policët kanë zbuluar një objekt të madh të ngjitur në barkun e saj të mbushur plot me drogë. Në kontrollin e dytë të ushtruar ndaj 34 vjeçares policia zbuloi 15 qese kokainë të mbështjella me qese plastike.