Sport Shtohet konkurrenca për Icardin, në garën mes Juves dhe Napolit hyn edhe...

Shtohet konkurrenca për Icardin, në garën mes Juves dhe Napolit hyn edhe Roma

Mes garën mes Napolit dhe Juventusit, për të siguruar shërbimet e Mauro Icardit, ndërhyn Roma. Presidenti i Interit, Steven Zhang e ka bërë të qartë se e ardhmja e argjentinasit nuk do të jetë zikaltër, të paktën në fushë. Për këtë arsye po kërkohet një destinacion për futbollistin, që mund t’i kënaqë të gjithë.

E ndërsa bardhezinjtë dhe të kaltrit po presin momentin e duhur për të një ofertë konkrete (sa më të ulët), nga kryeqyteti kanë ndërmend të nisin seriozisht bisedimet, ku do të përfshinin edhe kartonin e Edin Dzekos, që bashkë me Lukakun mbetet një nga objektivat kryesore të Contes për majën e sulmit.

Roma do të ofronte 30 milionë euro plus kartonin e Dzekos, për një shifër totale që është rreth 50 milionë euro, pasi boshnjaku nuk vlerësohet më shumë se 20 milionë.

Icardit verdhekuqtë do t’i ofronin kontratë 5-vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon. Muarito preferon Juventusin, por duke parë se Higuain nuk dëshiron të largohet nga bardhezinjtë (e kërkon Roma), atëherë propozimi i Romës mund të merret në konsideratë.