Dëshmitarët Jorgo Mino, ushtarak dhe Ndue Marku jurist, të thirrur si dëshmitarë nuk pranuan të dëshmojnë. Ata ushtruan të drejtën e tyre për të mos dëshmuar, si të bashkëpandehur.
Të dy kanë qenë të pandehur dhe janë dënuar te procesi i parë i “Gërdecit” për shpërdorim detyre.
Seanca e radhës u la me 10 janar në orën 9:00.
Kujtojmë se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona.
Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.