Shtyhet sërish procesi gjyqësor për ekstradimin e turkut Farul Fetih Ozer.
Në seancën e sotme në qytetin e Elbasanit, prokurori paraqiti prova të reja në proces, ndërkohë që avokati kërkoi kohë të njihet edhe me provat e reja.
Në seancë pati edhe debate. Avokati mbrojtës i turkut u shpreh se ka një tendencë që kjo gjykatë të marrë një vendim sa më shpejt për klientin e tij.
“Nuk e kuptoj pse gjithë ky ngut ndërkohë ne jemi këtu për të plotësuar të gjitha të drejtat e ligjshme të personit që unë kam në mbrojtje”, u shpreh avokati Klodian Skënderi.
Procesi gjyqësor i radhës pritet të zhvillohet në 10 nëntor ora 12.
Turku dyshohet se u fsheh për gati 1 vit në Shqipëri, deri kur u arrestua në një resort në bregdetin e jugut pak javë më parë.
Ozer u arrestua nga njësia speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, pasi mbi të rëndon akuza “mashtrim me kriptovalutat”.