Është ndërprerë seanca Gjykatën e Posaçme për Ilir Metën, Monika Kryemahdin dhe dy të tjerët, të cilët do të njiheshin me masën e sigurisë.
Seanca do të rifillojë në 13:30, ndërsa avokatët kërkojnë të njihen me provat.
Ilir Meta shkoi rreth orës 09:00 të ditës së sotme drejt Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë.
Gazetarët raportojnë se në sallën e gjyqit, ish-presidenti ka fyer kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.
Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua të hënën nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Për të njëjtat akuza, gjykata ka caktuar detyrim paraqitjeje edhe për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
Në dosjen prej 176 faqesh, Prokuroria e Posaçme thotë se janë vërtetuar veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie në disa raste.