Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shtyn për të gjashtën herë radhazi seancën gjyqësore ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit.
Në seancë nuk ishte prezent i pandehuri Shullazi dhe as avokati i tij Vladimir Meçe, i cili paraqiti një raport shëndetësor.
Ndërsa avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin nuk mori përsipër mbrojtjen.
Seanca e radhës do të jetë në 23 prill.