Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 8 shkurt shqyrtimin e kërkesë së Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare. Për avokatin Genc Gjokutaj kjo bëhet me qëllim për djegien e mandatit të Sali Berishës.
Në një deklaratë për mediat pas seancës, ai tha se kanë bërë sërish një kërkesë të katërt për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka në procesin ndaj ish-kryeministrit.
“Shtyrja e seancës është për vonuar gjykimin e kësaj kërkese se i vetmi qëllim i kësaj gjykate dhe është djegia e mandatit të zotit Berisha është shtyrë për në 8 shkurt. Gjykata mori përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka është kërkesa e 4 për përjashtim. Sot ishte një qëndrim jo me dy standarde, por të shtatëfishtë. Kjo gjykatë sot e konsideron të panjoftuar zotin Berisha”, tha Gjokutaj.