Aktualitet Shtyrja e heqjes së imunitetit, Bardhi zbardh skemën: Mazhoranca po i jep...

Shtyrja e heqjes së imunitetit, Bardhi zbardh skemën: Mazhoranca po i jep kohë Ahmetajt që të fshihet

Mazhoranca pranoi sot të shtynte për nesër mbledhjen e Këshillit të  Mandateve, ku do shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit për deputetin e PS-së, Arben Ahmetaj, pasi për ish-zv.kryeministrin është lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme.

Shtyrja e mbledhjes është bërë pas kërkesëës të avokatëve të Ahmetajt. Ata kanë thënë se kanë nevojë për më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e klientit të tyre

Por shtyrja e mbledhjes shikohet nga opozita si një skemë e mazhorancës për të ndihmuar Ahmetajn që të fshihet nga drejtësia.

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi tha se mazhoranca po i jep kohë Arben Ahmetajt që të fshihet nga drejtësia.

“Ai nuk ka ikur për t’u arratisur, por nuk dinin se ku kishte ikur dhe ku ndodhej në këtë moment. Mazhoranca vendosi që ti japë kohë dhe u vendos që të shtyjë seanca për ditën e nesërme. Duke i dhënë kohë në këtë mënyrë që autorizimi të jepet për javën që vjen. Kjo është një ndihmë që mazhoranca po i jep Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia. Duhet të kishte lejuar prokurorinë ti jepte autorizimin gjykatës më pas është gjykata nëse duhet arrestuar apo jo. Kam pyetur SPAK se ku ndodhet në Shqipëri apo Kanada nuk ka marrë përgjigje. E rëndësishme është që informacioni u konfirmua nga avokatët e tij. Nesër do të dëgjojmë pretendimet e avokatëve të Ahmetajt”, tha Bardhi.