Në komunikimin e radhës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njoftoi se nuk është marrë asnjë vendim për shtyrjen e provimeve të Maturës.
Sipas saj, mësimi në RTSH do të vijojë edhe pas 23 marsit.
Ndërsa theksoi se ka kërkuar 1 orë shtesë për maturantët.
“Jemi në diskutime për mënyrën më të mirë për të vazhduar përtej datës 23 mars. Përtej leksioneve të lëndëve të caktuara, ideja është të kemi edhe programe të tjera argëtuese dhe edukative”, tha Shahini.