Ylli i filmit “Rocky”, aktori Carl Weathers dha frymën e fundit në moshën 77-vjeçare. Lajmin e hidhur e konfirmuan familjarët e tij.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të dashurit tonë Carl Weathers. Ai vdiq i qetë në gjumë,” tha familja e tij në një deklaratë.
“Carl ishte një qenie njerëzore e jashtëzakonshme që jetoi një jetë të jashtëzakonshme. Përmes kontributit të tij në film, televizion, art dhe sport, ai la gjurmë të pashlyeshme dhe njihet në mbarë botën. Ai ishte një vëlla, baba, gjysh, partner dhe mik i dashur”, thuhet në njoftim.
Ylli i filmave të njohur u dallua për rolin e tij në katër vazhdime të “Rocky”-t, duke portretizuar rivalin e tij të madh, të kthyer në mentorin e boksit – Apollo Creed.