Jiang Zemin, ish-lider i Kinës komuniste, është shuar në moshën 96-vjeçare. Autoritetet njoftuan se ai ndërroi jetë për shkak të leuçemisë dhe ndalimit të funksionimit të disa organeve.
Zemin, i cili erdhi në pushtet pas masakrës mizore në sheshin Tiananmen të vitit 1989, ka mbetur në histori si arkitekti i Kinës moderne, që ekziston dhe sot e kësaj dite.
Pasi perëndimi shkëputi çdo lidhje me Pekinin, ai bëri të mundur riintegrimin e shtetit komunist në komunitetin ndërkombëtar, duke rivendosur sovranitetin mbi Hong-Kongun, organizuar lojërat olimpike të 2008-s dhe më e rëndësishmja, duke iu bashkuar Organizatës Botërore të Tregtisë.
Ai gjithashtu shtroi rrugën që Kina të shndërrohej me urgjencë në një superfuqi globale.
I lindur më 17 gusht 1926, Jiang ishte i njohur për dashurinë e tij për poezinë. Atij i pëlqente të fliste para të ftuarve për njohuritë e tij për Gëten dhe Shekspirin
Ai u pa për herë të fundit në publik në tetor të vitit 2019 me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Kinës komuniste.