Sport Shuhet në moshën 78-vjeçare gazetari i njohur sportiv, Bedri Alimehmeti

Shuhet në moshën 78-vjeçare gazetari i njohur sportiv, Bedri Alimehmeti

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare gazetari i njohur sportiv, Bedri Alimehmeti.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në facebook nga e bija e tij, gazetarja Alba Kepi.

“Mjeshtri i Madh” Alimehmeti lindi në vitin 1945 në qytetin e Tiranës. Ai ka qenë autor i disa tregimeve, poezive dhe krijimeve historike, duke pasuruar artin shqiptar.

“Tirana e përgjakur”, është një prej tregimeve të tij mbi ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.

Disa nga krijimet e tjera të tij janë:

“Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944” (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010).

Gjithashtu i rëndësishëm ishte edhe kontributi i gazetarit në fushën e sportit, përmes promovimit të talenteve përmes penës së tij.