Herlind Kasner, nëna e kancelares gjermane, Angela Merkel ndërroi jetë, bën të ditur një zëdhënës i qeverisë gjermane, duke konfirmuar një informacion të medias.
“Herlind Kasner, e ëma e kancelares vdiq”, bën të ditur burimi, por pa dhënë detaje për shkakun apo datën e vdekjes.
Ish-mësuesja e gjuhës latine dhe angleze me një profil të rezervuar dhe e afërt me kancelaren, me shumë mundësi ka ndërruar jetë në fillim të prillit në moshën 90-vjeçare, sipas së përditshmes “Bild” dhe revistës “SuperIllu”.
Ceremonia mortore do të kryhet në Templin, qytet në landin e Brandeburgut (lindje), sipas ”SuperIllu”, që nuk jep datë.
Në këtë qytet të ish-RDGJ-së komuniste Merkel kaloi vitet të para të fëmijërisë.