Stilisti i njohur italiano-francez, Pierre Cardin, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij, e cila nuk ka dhënë detaje të tjera për shkaqet e vdekjes.
Pierre Cardin ishte një stilist francez i natyralizuar, i lindur në Itali.
Cardin la gjurmë në modën e viteve 1960 dhe ’70 me modelet futuriste dhe stilin e tij avangardë.
Stilisti preferonte forma dhe motive të ndryshme gjeometrike, shpesh duke injoruar siluetën femërore dhe duke përparuar në modën unisex.
Ai themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 1950 dhe prezantoi fustanin e famshëm “me flluska” në 1954, për të mos e ndalur më ndikimin e tij.