Salma Hayek, ikonë bukurie, simbol seksi, u has me një koment të pakëndshëm në Instagram.
“Shumë botoks” shkruajti një ndjekës. “Nuk është i nevojshëm Salma.” Përgjigjja e saj, jo vetëm që zbuloi një detaj të rëndësishëm, por edhe i mbylli gojën njëherë e mirë të tjerëve si ndjekësi në fjalë.
“Nuk kam bërë botoks”, shkruajti ajo. “Por faleminderit për këshillën se po mendoja se kishte ardhur koha.”
Domethënë, ai jo vetëm që s’e ofendoi dot, por pa dashur e komplimentoi.
Nëse jeni kureshtarë për rutinën e kujdesit ndaj vetes së aktores, ajo foli shkurtimisht për The New York Times në 2017-n. “Nuk e laj kurrë fytyrën në mëngjes”, tha ajo. “Gjyshja më ka mësuar se gjatë natës, lëkura rigjenerohet dhe pasurohet me elementët që ka humbur gjatë ditës. Nëse e pastroj mirë para se të fle, pse duhet ta pastroj në mëngjes.”
Gjithashtu, Salma ka një qëndrim specifik ndaj pastrimit në thellësi. Sipas saj, scrub-et janë të mira për momentin, por jo në afatgjatë. “Shoh shumë gra në Los Angeles që u shndrin lëkura. Unë përdor një përzierje serumesh dhe vajrash, varet si e kam lëkurën.”
Një nga parimet e aktores është “sa më pak, aq më mirë.”
“Para se të fle, e pastroj grimin me vaj kokosi,” tha ajo për The Times. “Pastaj përdor ujë trëndafili për të pastruar pjesën e mbetur. Mund të përdorësh një peshqir të ngrohtë bashkë me ujin e trëndafilit për të hapur poret.”