Mazhoranca republikane në senatin amerikan kundërshtoi tre ndryshimet e para të propozuara të demokratëve në fillim të gjykimit të Presidentit Donald Trump në procesin e shkarkimit duke treguar se si mund të duket procesi dhe cili do të jetë rezultati përfundimtar.
Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch Mçonnell ka paraqitur një rezolutë për të drejtuar një proces që është kritikuar gjerësisht nga rivalët e tyre politikë.
Kreu demokrat i Senatit, Chuck Schumer e quajti atë një “siklet kombëtar”, dhe kolegu dhe prokurori i tij, Adam Schiff, thanë se rezoluta ishte “për një gjykim të njëanshëm”.
Sipas planit të Mçonnell, gjykimi do të jetë i shkurtër dhe mund të përfundojë në dhjetë ditë, ndërsa dëshmitarëve do t’u ndalohet të dëshmojnë në fazën fillestare të gjykimit.
Rezoluta e përmendur përcakton që palët do të kenë 24 orë kohë secila për të dhënë argumente hyrëse brenda tre ditëve.
Kreu demokrat Chuck Schumer propozoi tre ndryshime individuale, duke kërkuar dokumente dhe regjistrime nga Shtëpia e Bardhë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit në lidhje me veprimet e presidentit në marrëdhëniet me udhëheqësit ukrainas.
Por të tre propozimet u kundërshtuan nga republikanët, duke tejkaluar demokratët 53-47, aq sa epërsia e tyre në Senat.
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve, në të cilët ata kanë një shumicë, në dhjetor votuan për shkarkimin e Donald Trump, por ashtu duhet dhe në Senat, ku kërkohet një shumicë prej dy të tretave për të marrë një vendim.
Demokratët i kanë kërkuar Senatit që të fajësojë Presidentin Trump për presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin e tij të mundshëm politik në Presidencialet e pritshme, Joe Biden, si dhe për pengim të një hetimi të Kongresit për skandalin e pretenduar.