Gjatë pushimeve të saj të fundit në Turk dhe Caicos, Jennifer Lopez la fansat të mahnitur me trupin e tonifikuar.
Sekretet e 51-vjeçares vijnë nga disa burime, përfshirë stërvitjen e përditshme, një dietë të rreptë prej afro 1400 kalorish në ditë, kujdes rigoroz për fytyrën dhe 8 orë gjumë.
“Ushtrimet në natyrë janë çelësi i lumturisë sime”, deklaroi Jennifer për “People”. Ylli popit, ndan vazhdimisht imazhe dhe video nga stërvitja e saj, të cilën pjesën më të madhe të kohës e bën me partnerin Alex, një ish-bejsbollist i njohur.
Përpos kësaj, Lopez ndjek prej vitesh një dietë rigoroze, madje siç ka treguar, pjesën më të madhe të kohës, dreka e gjen shumë të uritur.
Nutricionistja, Tracy Anderson dha detaje mbi dietën e saj me 1400 kalori në vitin 2018 duke treguar se: “Mban një dietë të pastër, sepse ka nevojë për shumë energji për të përballuar të gjitha gjërat që bën. Çdo ushqim është organik dhe është e gjitha shumë mirë e menduar, me ekuilibrin e proteinave me cilësi të lartë dhe shumë ushqime të dendura në lëndë ushqyese. Gjithçka është e freskët”.
Më herët, Jennifer e ka përshkruar gjumin si ”armën” e saj në luftën kundër plakjes.
Duke folur për mënyrën se si gjumi e mban të re, tha: ”Unë dua 9 ose 10 orë të mira gjumë, por nuk mund t’i kem kurrë. Por, 7 ose 8 orë, është e detyrueshme për mua. Nëse nuk e bëj thjesht nuk ndihem mirë. Filloj të ndjehem si e çmendur, emocionohem dhe ndjehem e lodhur gjatë gjithë kohës”.
Lopez ka treguar se ajo kujdeset edhe për detajet e tjera të rutinës së përditshme.
“Aplikoj kremra kundër rrudhave dhe plakjes, pi shumë ujë, nuk dal shumë në diell, nuk fle asnjëherë me make-up, si dhe mbaj përherë një frut në çantë”, ka deklaruar ajo.