Jeta në Hapësirë duket se është e vështirë, por edhe jashtëzakonisht interesante për ne tokësorët, pasi në kushtet e gravitetit zero gjithçka ndodh ndryshe. Pra, shpeshherë “banorët” e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vijnë për të na treguar se si i bëjnë disa nga rutinat e tyre të përditshme.
Këtë herë shembull tipik është astronautja italiane Samantha Cristoforetti, e cila së fundmi është “shpërngulur” në ISS dhe po ndan në rrjetet sociale sekretet e mbijetesës në vakum absolut.
Astronautja 45-vjeçare, në një video që ka postuar së fundmi në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit përvojën e larjes së flokëve teksa noton për shkak të mungesës së gravitetit.
“How do you wash your hair on the ISS?” #AskMe #HairCare #SpaceTok @esa @esaspaceflight @Space_Station pic.twitter.com/b3O4zRH288
— Samantha Cristoforetti (@AstroSamantha) August 8, 2022
Siç e përshkruan ajo, astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nuk lahen në mënyrën e zakonshme, por përdorin sapun të lëngshëm, ujë dhe shampo pa shpëlarje. Dhe për ta bërë më realist përshkrimin e saj, Samantha tregon live procesin që ndjek.
Fillimisht, ajo vendos në kokë sapun të lëngshëm me pak ujë, por pa e shpëlarë në fund. Më pas, thjesht merr një peshqir dhe me lëvizje thithet uji i tepërt.
Transmetimi i imazheve nga jeta në ISS është sigurisht interesante, pasi gjërat duken pak më ndryshe atje.
Dhe për shkak se kjo astronaut e veçantë ndan nevojën dhe kuriozitetin e njerëzve për të marrë një shije të… jetës jashtëtokësore, ajo ngarkon rregullisht fotografi të jetës së përditshme në hapësirë në llogaritë e saj në internet.
How to take pictures in #space! 📸 #worf #SpaceTok #MissionMinerva @esa @esaspaceflight pic.twitter.com/IiCnUog6Ru
— Samantha Cristoforetti (@AstroSamantha) July 13, 2022
Në videot e mëparshme në Twitter dhe TikTok, ajo zbulon se si ka erë në hapësirë, si merr frymë pa oksigjen, si bën fotografi dhe nuk harron të bëjë ushtrimet e saj të përditshme… domethënë joga!
“What are you breathing on the @space_station? Is there oxygen?” #MissionMinerva #SpaceTok #askme #askmeanything @esa @esaspaceflight pic.twitter.com/B0KWCQbmAi
— Samantha Cristoforetti (@AstroSamantha) July 12, 2022