Grida Duma, ish-deputetja e PD-së ka dhënë një intervistë ndryshe në emisionin Xing në Tv Klan.
Ajo i është përgjigjur pyetjeve provokuese të Ermal Mamaqit se si do të sillej ajo në rast se do të ishte Kryeministre e vendit.
Duma ka folur dhe për protestat dhe se po të ishte ajo në vendin e Ramës nuk do të largohej në Vlorë apo në Lushnje sa herë që para Kryeministrisë ka miting opozita.
Nëse ti do ishe kryeministre a do shkoje me brekushe dhe me atlete në Samitin e Europian?
Duma: Edhe po të shkoja do më shkonin më edhe më shumë.
Nëse do ishe kryeministre a do bëjë foto në plazhet nudo për nudistët?
Duma: Larg qoftë! Jo!
Nëse do ishe kryeministre a do ta shaje ish-kryeministrin si artist rrumpalla?
Duma: Do e kisha harruar plotësisht.
Nëse do të ishe kryeministri, si do reagoje në qoftë se opozita do të godiste me bojë në fytyrë në një seancë plenare?
Duma: Asgjë s’do bëja, por e sigurt është që nuk do të ketë kurrë shans njeri të më kundërpërgjigjet mua sepse behëm vulgare me këdo. Kur më janë drejtuar në moment personal, kam heshtur për vete, jo më për të tjerët. Ta harrojnë.
Nëse do ishe kryeministre si do reagojë nëse protestuesit do të thyenin kërpudhën?
Duma: Po të kujtohet në fillesë ajo kërpudha ishte gati-gati një dasi kombëtare. Kur erdhi Rama bëri disa rregullime para Kryeministrisë, vuri dhe kërpudhën aty që në fakt është një metaforë më të dyja gjërat. Pra kërpudha është dhe helmuese. Unë nuk e kuptoj pse i pëlqeu kërpudha…
Por, Shqipëria nuk duhet parë me sytë e aluçinantit, por me sytë e realitetit të vet.
Ajo kërpudha kishte një problem, që ajo kërpudha tregonte që; unë jam ai që di të bëj estetikë dhe vepra arti, kurse ju jeni ata që herë pas here i ka quajtur çeçenët, dhe në mënyrën më të shëmtuar të mundshme që nuk jeni estetik dhe e bërë këtë me dasi kombëtare.
Pyetje ishte çfarë do bëje po të thyenin kërpudhën?
Duma: Asgjë s’do bëja. S’do vija kërpudhë fare.
Në qoftë se do vinin të thyenin derën e Kryeministrisë tende çfarë do beje?
Duma: E sigurt është që nuk do shkoja në Vlorë. Dhe as nuk do bëja një anti-miting, dhe as nuk do shkoja në Lushnje kur ka protestë. Për të ikur nga aty, nuk do ikja. Nuk do i thoja protestuesve hajdeni sa më afër dhe tregojeni agresivitetin këtu duke hapur kordonin e policeve nuk do e bëja. Ta ftoja popullin tim në agresivitet për të thëne që është i keq nuk do ta bëja kurrë.
Nëse do ishe kryeministre a do pranojë të bëjë një spot e zhveshur për emisionin Xing me Ermalin?
Duma: Kur kam parë atë spotin kam thënë të lumtë Ermal se më shëmtuar se kaq nuk e nxirrje dot.