Horoskopi Si do të jetë java e fundit e janarit për 12 shenjat...

Si do të jetë java e fundit e janarit për 12 shenjat e horoskopit? Parashikimi i astrologut Paolo Fox

Dashi

Askush s’do të mund t’ju ndalë, sepse Marsi, Venusi dhe Hëna janë rreshtuar në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Do të veproni me kokën tuaj dhe do të jetë e vështirë për t’jua mbushur mendjen se reagimi i menjëhershëm nuk është gjithmonë përgjigja e duhur. Me gjithë këta planetë që ju mbështesin do të ndjeni akoma më shumë se keni të drejtë. E enjtja do të jetë një ditë e mbarë falë pranisë së Mërkurit. Fundjava do të jetë gjithashtu e bukur.

Demi

Janari është një muaj i gjatë, i ftohtë dhe i errët. Pra është koha e përshtatshme për t’iu përkushtuar vetes suaj, për të medituar. Neptuni mund t’ju krijojë ndonjë pengesë ditën e hënë, por Jupiteri do t’ju sjellë fat. Kursejini energjitë dhe bëni kujdes me financat aty nga mesi i javës, sepse Mërkuri në pozicion të pafavorshëm mund të ndikojë që të nënvlerësoni ose të lini pas dore ndonjë hollësi të rëndësishme.

Binjakët

Ndieni nevojën që ta gjallëroni atmosferën gjatë këtyre ditëve të ftohta. Jupiterin dhe Venusin do t’i keni aleatë dhe do të mund t’i shfaqni hapur ndjenjat. Jeni një shenjë ajri që keni nevojë të merrni frymë lirshëm dhe, për fat, gjatë kësaj jave do të keni edhe mbështetjen e Mërkurit. Do të kthehen sërish kohët e bukura që ju bëjnë të ndiheni në paqe me të tashmen. E premtja do të jetë një ditë e favorshme për takime dashurie.

Gaforrja

Do të hasni sfida të shumta këtë javë, por nuk do t’i trembeni rrezikut. Ditën e hënë nuk do t’i druheni përballjes me dikë, me të cilin mund të mos ju përputhen mendimet apo që s’do ta keni për ndihmë. Jeni të vetëdijshëm për aftësitë tuaja dhe do t’ia dilni mbanë të arrini diçka të rëndësishme. Ditën e enjte Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj dhe ju më në fund do të ndiheni të lehtësuar dhe të kënaqur.

Luani

Neptuni do t’jua ngatërrojë disi idetë gjatë këtyre ditëve, por për fat do të jeni të favorizuar nga Hëna e re, e cila do të kthehet pikërisht nga shenja e Luanit. Do të përpiqeni t’i keni idetë sa më të qarta përpara se të merrni ndonjë vendim, duke i kursyer vetes kësisoj ndërlikime të kota. Gjithçka duket se do të ecë mbarë në aspektin profesional. Të enjten Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj dhe është e këshillueshme që të bëni kujdes me shpenzimet. Fundjava do të jetë e mbarë.

Virgjëresha

Nëse s’do të keni mbështetjen e askujt, mësohuni me idenë që t’i besoni vetëm vetes suaj. Mërkurin do ta keni aleat dhe do t’ju favorizojë në të tashmen. Përqendrohuni në problemet tuaja, duke jua lënë mbase të tjerëve detyrën për të vendosur për diçka që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me ju. Duket se gjërat do të marrin për mbarë, duke filluar që nga dita e enjte dhe ju do të shijoni më në fund frytin e djersës suaj.

Peshorja

Ndonjëherë ndihemi të largët me njerëzit që kemi më pranë, aq sa mund të na duken të paafrueshëm. Në fillim të javës do të keni mbështetjen e Venusit, i cili do t’ju bëjë ndiheni optimistë, të gëzuar dhe paksa të shpërqendruar. Por është Jupiteri ai që ushtron një ndikim të fortë gjatë kësaj periudhe. Ndërsa Marsi do t’ju bëjë të ndiheni disi të paduruar dhe të paaftë për të respektuar rregullat që i pëlqejnë aq shumë të lindurve në shenjën e Peshores.

Akrepi

Hëna e plotë do të ndriçojë në shenjën tuaj gjatë këtyre ditëve dhe do t’ju nxitë të ngrini shumë pyetje për të ardhmen. Do të ndiheni disi të plogësht në fillim të kësaj jave dhe do ta keni paksa me përtesë të kryeni detyrat tuaja. Prania e të tjerëve mund t’ju bëjë të ndiheni nervozë. Situata do të përmirësohet ditën e premte, atëherë kur Jupiteri do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’ju ndihmojë të bëni paqe me të gjithë. Kësisoj edhe fundjava do të jetë e mbarë.

Shigjetari

Prania e Venusit dhe e Jupiterit në shenjën tuaj do t’ju zbukurojnë këto ditë. Venusi do t’ju bëjë të ndiheni në formë të shkëlqyer dhe në humor të mirë. Për të mos folur pastaj që Hënën do ta keni aleate dhe do t’jua mbushë ditët me dritë dhe ngrohtësi. Mirëqenia juaj do të entuziazmojë edhe një person të afërt për ju, mbase të dashurin e zemrës. Do ta keni të lehtë komunikimin me të dhe do të ndizen pasionet. Fundjava do të jetë shumë e mbarë.

Bricjapi

Ndonjëherë e kemi të vështirë t’i arrijmë objektivat tona, për shkak se planetët nuk na favorizojnë. Ditën e hënë Marsi do të jetë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj dhe mund të vihet në pikëpyetje stili juaj i qetë i jetesës. Neptuni do t’ju pengojë të keni një vizion të qartë për të ardhmen. Ditën e mërkurë Mërkuri do të largohet nga shenja juaj dhe gjendja do të lehtësohet. S’do të jetë më nevoja të kuptoni çdo hollësi, çdo përgjigje.

Ujori

Në fillim të javës Hënën dhe Marsin do t’i keni kundër. Do t’ju duhet të hiqni dorë nga pasionet tuaja, qoftë edhe përkohësisht. Duke filluar që nga dita e martë, gjendja do të përmirësohet disi dhe gjithçka do t’ju duket më e lehtë. Ditën e enjte do të ndieni praninë e Mërkurit në shenjë , i cili do t’ju dhurojë energji. Ditën e premte situata në aspektin profesional do të përmirësohet dukshëm.

Peshqit

Jupiteri dhe Venusi do të jenë një prani e fortë në qiellin e Peshqve gjatë këtyre ditëve. Do t’u bëjnë të ndiheni më ambiciozë, më konkurrentë. Herë pas here do të vini në dyshim aftësitë tuaja. Mësohuni t’ia dilni mbanë vetë pa ndihmën dhe mbështetjen e atyre njerëzve që për njëfarë kohe nuk do të jenë shumë të pranishëm. Ditën e premte do të keni gjithë mbështetjen e mundshme të Jupiterit dhe Marsit, të cilët do t’ju japin kurajën për të bërë gjithçka.