Ursula Corbero është aktore dhe modele spanjolle. Ajo u njoh nga publiku fillimisht me rolin e saj, si Ruth Gomez në “Fisica o Quimica” (2008-2010), që pasoi disa projekte të tjera filmike, por ai vendimtari, i cili e bëri aktoren të njohur kudo në botë, ishte roli i Tokyo-s në serialin “La Casa de Papel”.
Personazhi kompleks, rebel dhe i zhurmshëm i Tokyo-s, që është protagonist dhe njëkohësisht edhe ai që “rrëfen” historinë në çdo seri, u bë shumë shpejt ndër të preferuarit e ndjekësve të serialit, i cili numëron me miliona fansa kudo nëpër botë.
Sidoqoftë, Ursula nuk ka patur gjithnjë pamjen seksi dhe deri diku “të egër”, ashtu sikurse shfaqet te personazhi “Tokyo”.
– Me flokët e çelur e të gjatë dhe një buzëqeshje engjëllore, “Tokyo” duket shumë larg ëmbëlsisë në portretin e aktores.
– Edhe me flokë të gjatë, por me modelin me baluke, të ngjashëm me atë të Tokyo-s në sezonin e parë, Ursula duket përsëri si një “vajzë e mirë.
– Në serialin “La Casa de Papel”, aktorja shfaqet me këtë model flokësh:
– Në sezonet në vazhdim, Tokyo ka flokë më të shkurtra:
– Ndërkohë që aktualisht, aktorja ka këtë gjatësi flokësh:
Një model dhe ngjyrë e re flokësh mund të bëjnë mrekullira në pamjen tuaj dhe t’ju bëjnë të dukeni si njeri tjetër, edhe pa asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Prova perfekte për këtë është Ursula Corbero, megjithëse përveç pamjes së jashtme, meritat i takojnë edhe aktrimit të saj.