Kanë kaluar më shumë se 50 vjet që kur bota u pushtua në ekranet e vogla nga një vajzë me fytyrë qukse dhe flokë portokalli në gërsheta, e cila nuk u nda nga majmuni dhe kali me të cilin jetoi shumë aventura.
Është fjala pra për serialin “Pippi Longstocking” i cili u mishërua nga aktorja dhe këngëtarja suedeze Inger Nilsson, e cila sot është 61 vjeçe dhe e cila u largua nga bota e aktrimit shumë kohë më parë.
Sot, ajo punon në punë administrative, si sekretare në Stokholm dhe pas rolit që i solli famë botërore, pranoi vetëm disa role të vogla.
Megjithëse kanë kaluar 51 vjet nga xhirimet e “Pippi Longstocking”, pra Pipi çorapegjata, Ingrid ka akoma buzëqeshjen e saj të njohur dhe fytyrën e ndezur që brezat e vjetër i mbajnë mend shumë mirë dhe i njohin lehtësisht.