Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët në lidhje me protestën që ka mbajtur opozita dje në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Balla nuk ka preferuar të zgjatet teksa ka thënë se i duket një protestë e organizuar keq.
Taulant Balla: Non grata është Berisha dhe shkresë që mban firmën e Berishës sa të jem unë kryetar i grupit parlamentar të PS, nuk votohet në Kuvendin e Shqipërisë. Unë nuk hyj në komente të organizimit të protestave, por po them se më duket e organizuar keq.