Ish-presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabes, ka qenë një nga liderët më jetëgjatë në pushtet. Ai qeverisi për plot 37 vjet, kohë gjatë së cilës akuzat ndaj tij për korrupsion kanë qenë të shpeshta.
Një hetim i BBC Panorama ka gjetur prova që sugjerojnë se një nga kompanitë më të mëdha britanike i ka dhënë ryshfet Robert Mugabes.
Dokumentet tregojnë se British American Tobacco (BAT) ishte përfshirë në negociata për të paguar midis 300 000 dhe 500 000 mijë dollarë për partinë e Mugabe-s, Zanu-PF, në 2013.
Dokumentet gjithashtu zbulojnë se BAT po paguante ryshfete në Afrikën e Jugut dhe ka kryer monitorim të paligjshëm për të dëmtuar rivalët.
Në një hetim të përbashkët me Byronë e Gazetarisë Hulumtuese dhe Universitetin e Bath, BBC ka siguruar mijëra dokumente, të cilat provojnë se BAT financoi një rrjet prej gati 200 informatorësh sekretë në Afrikën jugore. Pjesa më e madhe e kësaj pune iu ngarkua një kompanie private të sigurisë në Afrikën e Jugut, e quajtur Shërbimet e Sigurisë Forensike (FSS).
FSS ishte ngarkuar zyrtarisht me luftimin e tregtisë së cigareve në tregun e zi, megjithatë ish-punonjësit i kanë thënë BBC-së se ata shkelën ligjin për të sabotuar rivalët e BAT.
Dokumentet e brendshme tregojnë në një operacion, stafi i FSS u udhëzua të mbyllte tre fabrika cigaresh të konkurrentëve të BAT në Zimbabve.
FSS pagoi një firmë lokale për të monitoruar një fabrikë Savanna Tobacco në 2012, por kompania u zbulua. Tre nga drejtorët e tij u akuzuan për mbikëqyrje të paligjshme. Arrestimet e shtynë presidentin e atëhershëm, Robert Mugabe, të mbante një fjalim me të cilin dënoi veprimet e tyre dhe përfshirjen e dyshuar të BAT.
Megjithatë, investigimi i BBC-së zbuloi se kontraktorët që punonin në emër të BAT po bisedonin me zyrtarët e Zimbabvesë.
Mugabe është akuzuar shpesh për manipulim zgjedhjesh dhe dhunë, dy elementë që shihen si kyç për sundimin e tij 37-vjeçar. Ai u largua nga pushteti në vitin 2017 dhe vdiq në vitin 2019. Partia e tij në pushtet, Zanu PF, tani ka një lidership të ri.