Ashtu siç ndodh me aktorin Michael Myers në çdo film të sagës “Halloween”, kujtimet që na frikësojnë nganjëherë mund të ringjallen papritur dhe për t’i aktivizuar ato janë një grup neuronesh, të quajtur “neuronet e zhdukjes”, të cilat, kur ato nuk janë aktive, sjellin kujtime të lidhura me frikën, sipas një studimi të Universitetit të Teksasit, botuar në revistën ”Nature Neuroscience”.
Sipas studiuesve, ka kohë që dihet se kujtimet që menduam se i kishim lënë pas mund të shfaqen në kohë të papërshtatshme duke shkaktuar atë që njihet si shërim spontan.
Ajo që nuk dihet është se pse ndodh kjo.
Hulumtimi i ri përpiqet të qartësojë mekanizmat që mbështesin këtë proces.
Rezulton se qelizat e trurit që shtypin kujtimet kanë të bëjnë me ”fshehjen” e frikës në hippocampus, diçka që e befasoi ekipin e shkencëtarëve, sepse tradicionalisht një pjesë tjetër e trurit, amigdala, shoqërohet me frikë.
Hippocampus, përgjegjës për shumë aspekte të kujtesës dhe navigacionit hapësinor, duket se luan një rol të rëndësishëm në kontekstualizimin e frikës, për shembull duke lidhur kujtimet e frikshme në vendin ku ndodhën.
Zbulimi mund të ndihmojë në shpjegimin se pse një nga mënyrat kryesore për trajtimin e çrregullimeve të bazuara në frikë, terapia e ekspozimit, ndonjëherë ndalon së funksionuari.
“Zhdukja nuk fshin kujtesën origjinale, por krijon një kujtesë të re që pengon ose konkurron me frikën origjinale”, shpjegon Michael Drew, autori i studimit.