Extra Si “fitoi” presidenti Erdogan lotarinë prej 12 milionë dollarësh?

Si “fitoi” presidenti Erdogan lotarinë prej 12 milionë dollarësh?

Lotaria e Turqisë për vitin 2020 “Milli Piyango” rezervoi surpriza për të gjithë dhe askush nuk e kishte menduar se “fitues” do të ishte edhe Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Çmimi i madh prej 100 milionë Lira turke ose 12.7 milionë Dollarë u nda në 4 çmime. Çmimi i parë prej 3.3 milionë Dollarë u fitua nga një qytetar që kishte blerë biletën në provincën Manisa.

Por si Erdogan arriti të “fitonte” edhe pse nuk kishte blerë një biletë? Interesante është se 3 biletat e tjera fituese nuk ishin shitur dhe në këtë mënyrë çmimet mbetën pa u shpërndarë. Në kushte të tilla, shuma e tre çmimeve fituese u transferua në Fondin e Pasurisë Sovrane të Turqisë.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta Birgun dhe nuk është përgënjeshtruar.

Ky fond drejtohet nga vetë Presidenti Erdogan, i cili është kryetar. Deri para pak kohë më parë, nënkryetar ishte dhëndri i Erdogan, i cili u zëvendësua kur dha dorëheqjen si ministër i Financave në Nëntorin e kaluar.

Fondi i Pasurisë Sovrane të Turqisë u krijua nga qeveria Erdogan në vitin 2016 si një fond shtetëror për menaxhimin e pronave publike. Në vitin 2018, kontrolli i këtij fondi iu transferua Presidencës turke, dhe Erdogan në cilën e Presidentit, e deklaroi veten kryetar bordi.