Nupur Gupta po notonte në plazhet e famshme të Goas (Indi) kur kuptoi se kishte shkuar më thellë se zakonisht. Rryma ishte e fortë dhe ishte tepër vonë për tu kthyer në breg pasi uji kishte filluar ta tërhiqte poshtë.
Teksa po luftonte për të dalë në sipërfaqe Nupur vuri re se dikush po shkonte drejt saj. Ai ishte Attila Bosnyak, një këshilltar financiar rreth të dyzetave, me origjinë nga Hungaria, por që jetonte prej vitesh në Hollandë. Bosnyak ishte një notar i zoti dhe pavarësisht rrezikut nxitoi ta ndihmonte Guptan duke arritur ta nxirrte atë nga uji dhe duke i shpëtuar kështu jetën.
Pikërisht kështu nisi një histori e veçantë dashurie që padyshim i ngjason skenarëve të filmave romantikë.
Nga India në Holandë, ata nisën një lidhje në distancë e cila shumë shpejt u finalizua me një propozim në Taj Mahal. Me bllokimet e koronavirusit dyshja nisën të takoheshin ku të mundeshin nga Dubai në Serbi, ndërsa sot ata janë martuar dhe jetojnë bashkë në Holandë.
Çifti thotë se kanë thyer paragjykimet e skeptikëve se marrëdhënia nuk do të funksiononte dhe se ndryshimet kulturore mund ta shkatërronin lidhjen e tyre.