Në prill të vitit 2021 Prokuroria e Vlorës do të kërkonte pezullimin nga detyra të 5 oficerëve të komisariatit të Himarë, ndër të edhe të drejtuesit të tij Arjan Tase.
Efektivi policisë, autor i tragjedisë në Himarë së bashku me 5 kolegë të tij u akuzua nga prokuroria për shpërdorim detyre.
Ata më veprimet dhe mos veprimet e tyre kishin favorizuar mbjelljen e 12 mijë bimëve kanabis në disa zona në fshatra të njësisë administrative Hore Vranisht.
Policia e Himarës nuk kishte marrë asnjë masë në kontrollin e territorit duke ai bërë të lehtë punën kultivuesve të kanabisit.
Hetimi i Prokurorisë ishte i shtrirë në kohë prej 2020 ku ishin zhvilluar disa operacioni policore në këtë zonë.
Vetëm në një aksion policia arriti të shkatërrojë 6790 rrënjë kanabis.
Kolegët e tjerë të Tases që u hetuan ishin Artur Veshaj, nën/komisar, përgjegjësi i krimeve pranë komisariatit të Himarës, Ilir Kadëna nën/komisar specialist për krimet në komisariatin e Himarës, Isa Jaçaj, specialist krimesh në komisariatin e Himarës, David Fakaj oficer patrulle në Himarë.
Prokuroria e Vlorës i dërgoi të pandehur në gjykata këta 5 policë së bashku me 50 persona të tjerë të cilit kishin kultivuar gjithsej 12 mijë bimë kanabis.
Gjithashtu policia gjatë aksioneve sekuestroi edhe 120 kilgramë kanabis. Në përfundim prokuroria e Vlorës nuk provoi dot akuzën duke pushuar hetimin për drejtuesin e komisariatit të Himarës. Kërkesa e prokurorisë është përcjellë më pas në gjykatë e cila është miratuar.
Me pastrimin e dosjen Tases i lindte e drejta të kërkonte rikthimin në polici dhe kjo ka ndodhur. Në fillim të këtij viti ai u kthye në detyre me urdhër drejtorit të policisë së shtetit.
Tase mbante detyrën e shefit të policimit në komunitet në policinë e Elbasanit.