Aktorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë me një ceremoni buzë detit. Në dasmën e tyre Vip nuk mund të mungonin dhe shumë emra të njohur të ekranit. Ndër të parat që u zbulua se ishte e pranishme, ishte pikërisht mikja e ngushtë e Jonidës, Elvana Gjata e cila celebroi çiftin. Gjatë mbrëmjes, vipat e pranishëm kanë postuar në rrjetet sociale momente nda dasma, duke zbuluar kështu dhe look-un e tyre.
Mes tyre ishin miq e kolegë artistë si Olta Gixhari, Monika Lubonja, Amarda dhe Ermal Mamaqi, Niada Saliasi, Florian Agalliu etj.
Disa nga veshjet e të ftuarve jua sjellim në fotot e mëposhtme.