Nëse themi se zhvillimi i Lojërave Olimpike shënoi një histori njerëzore, pra, mundja është fillimi i kësaj historie.
Para lindjes së olimpizimit, mundja ka qenë një lojë sportive në kohën e lashtë.
Si lojë më e hershme sportive njerëzore, në Egjiptin e para 5000 vjetëve, kishte një sërë pikturash murore që pasqyronin pamjen e mundjes. Pas 2000 vjetëve pas kësaj, kur Lojërat e lashta Olimpike lindën në vitin 776 para erës së re, mundja u bë një ndër lojërat përbërëse. Ajo ka qenë një ndër lojërat kryesore të Lojërave Olimpike në kohën e lashtë.
Pas 1500 vjetëve, qysh nga ndërprerja e Lojërave të lashta Olimpike, në vitin 1896 kur Lojërat moderne Olimpike filluan të ringjallen, mundja zuri vendin e saj në Lojërat Olimpike. Gjatë procesit të kërkimit për lidhjet e drejtpërdrejta me Lojërat Olimpike në kohën e lashtë, organizatorët e Lojërave Olimpike zgjodhën natyrisht mundjen, sepse kjo lojë kishte qenë e popullarizuar në shumë vende dhe rajone të lashta me qytetërim të lulëzuar të botës, si në Greqi, Asyri, Babiloni, Indi, Kinë etj. Kështu që organizatorët vendosën mundjen e stilit klasik si një lojë zyrtare në Lojërat Olimpike, e cila imiton si duket stilin e përdorur nga mundësit e Greqisë së lashtë dhe të Romës së lashtë.
Në mundjen e stilit klasik, mundësit vetëm lejohen të luftojnë me rivalët me të dy krahët dhe pjesën e sipërme të trupit të kapin këto pjesë të rivalëve. Nga ana historike, kjo lloj mundjeje është një sport i mirë, mirëpo, gjatë kësaj kohe, një tjetër stil i mundjes popullarizohej gjerësisht në tërë Anglinë dhe SHBA-në. Mundja e këtij stili të lirë u bë një program i zakonshëm në panaire dhe në festa popullore, bile një profesion i ri të preferuar.
Në vitin 1904, në Lojërat e treta Olimpike të organizuara në San Luis të SHBA-së, u shtua një lloj i ri i mundjes që quhet “mundja e stilit të lirë”. Në rregullat e kësaj lloj mundjeje, mundësit lejohen të përdorin këmbë të shtypin e të pengojnë kundërshtarët.