Ushqimet BIO janë ato ushqime që i kanë ruajtur përbërësit e tyre natyralë dhe që nuk kanë përbërës të shtuar artificialisht apo kanë pësuar kontaminime gjatë prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të tyre.
“Logoja e prodhimit biologjik e Bashkimit Europian”, nuk është gjë tjetër veçse një fletë e sterilizuar, konturet e së cilës përcaktohen nga yjet e vegjël të BE-së. Është zgjedhur mes 3500 skicave nëpërmjet një konkursi ndërkombëtar që përfshinte të gjitha 27 vendet anëtare.
Logoja, në formatin e saj standard, duhet të jetë e pranishme në etiketat dhe në ambalazhimet e të gjitha produkteve organike të paketuara.
Etiketimi për një produkt biologjik që ka marrë certifikatën nga ana e një inspektori, është një dokument i rëndësishëm njohjeje si për ushqimin, por edhe një garanci për konsumatorin, që në mënyrë të përshtatshme mund të ndjekë të gjithë zinxhirin e prodhimit.
Ndaj është e rëndësishme të dini t’i lexoni mirë etiketat e produkteve ushqimore që blini. Nëse një produkt biologjik ka të shkruar fjalën “organik”, kjo tregon se ju mund ta blini atë pasi të paktën 95% e tij përbëhet nga përbërës që kanë marrë certifikatën.
Procesi i detajuar i etiketimit të produkteve BIO është vënë në zbatim nga Bashkimi Europian për të mbrojtur të gjithë konsumatorët nga mashtrimet e mundshme. Përgjithësisht, mbishkrimi “organik” ndiqet nga kodi i lëshuar prej organeve të kontrollit ose nga shoqëritë, entet apo nga profesionistët privatë të licencuar me detyrën e monitorimit dhe gjykimit nëse i gjithë procesi i një produkti ushqimor është kryer në përputhje me standardet apo nëse nuk janë përdorur OMGJ (Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht) apo rrezatim jonizues. Një kod i tillë i përket formatit AB-CDE-999.
Kur bëhet fjalë për produkte të përpunuara, të përbërë nga shumë përbërës, mund të dallohen nga diçitura “produkt me të paktën 70% të përbërësve nga agrikultura biologjike”; edhe në këtë mbishkrim është e rëndësishme të njihni domethënien e duhur, për të mos dalë në interpretime të gabuara.
Në këtë rast, është më se e vërtetë se 2/3 e përbërësve janë të certifikuar si BIO, por kjo nuk do të thotë se pjesa tjetër e mbetur është prej substancash të dyshimta; në fakt nuk janë përfshirë OMGJ dhe / ose substanca toksike.
Mbishkrimi “produkt në kalim drejt bujqësisë organike”, nuk është gjë tjetër veçse një seri fjalësh të mëdha me kuptim të komplikuar, të cilat thjesht tregojnë se një produkt i caktuar është prodhuar në një kompani, e cila respekton të paktën 12 muaj rregulloret në lidhje me natyralitetin e produkteve dhe për këtë arsye është në pritje të certifikimit zyrtar.
Kështu pra, të dashur lexues, ruhuni nga mbishkrimet e tjera të ndryshme, përveçse këtyre të përmendura më sipër, në qoftë se dëshironi të jeni të sigurt që të çoni në shtëpi një produkt të vërtetë organik.
Çfarë saktësisht nuk duhet përfshirë në listën e përbërësve të një produkti biologjik, janë kodet e famshme, të përbëra nga tre numra të paraprirë nga shkronja “E” në stampë. Dhe kështu klasifikohen të gjithë aditivët ushqimorë: ngjyrat, trashësia dhe çdo gjë tjetër industriale dhe kimike e mundshme që i përket teknologjisë ushqimore.
Një produkt biologjik nuk mund të ketë absolutisht asnjë përbërës, që ka përkufizimin e mësipërm.
Në këtë pikë, mund të kuptoni nëse ai paketim i një produkti që keni blerë dje është vërtet ose jo BIO! Madje, mund të bëheni ekspertë të njohjes së ushqimeve BIO. Nuk ka asgjë më të thjeshtë sesa të keni parasysh informacionet e sipërpërmendura. Ndërkohë, lehtësisht të identifikueshme janë ato produkte të cilat nuk kanë asnjë shenjë të dyshimtë në sipërfaqen e tyre, në rastin kur i blini në treg të hapur. Pazar të mbarë!