Bota Si ndaloi një 65-vjeçar i paarmatosur sulmin terrorist kundër myslimanëve në Norvegji

Si ndaloi një 65-vjeçar i paarmatosur sulmin terrorist kundër myslimanëve në Norvegji

Mohammad Rafiq

Një ish-ushtarak pakistanez po cilësohet tanimë si një hero në Norvegji, pasi ndaloi në kohë një sulm terrorist që mund të ishte kthyer në një masakër të përgjakshme kundër myslimanëve. Ai ndaloi një të ri të armatosur rendë, që u përpoq të hynte në një xhami, i motivuar nga urrejtja ndaj myslimanëve.

65-vjeçari Mohammad Rafiq tha se ia hodhi armën në tokë sulmuesit, pasi ai burri hyri në një xhami pranë kryeqytetit norvegjez të Oslos të shtunën. Rafiq u ndihmua edhe nga dy burra të tjerë brenda xhami, të cilët nxituan ta ndihmonin të çarmatosnin sulmuesin.

Ndërhyrja e shpejtë e Rafiqit ndihmoi në shmangien e një sulmi që do të kishte kthyer kujtimet e dhimbshme të të shtënave në Zelandën e Re këtë vit, kur një njeri i armatosur sulmoi dy xhami dhe vrau 51 myslimanë gjatë lutjeve të së premtes.

“Nuk ka dyshim se reagimi i shpejtë nga personat brenda xhamisë ndaloi agresorin,” tha shefi i policisë se Oslos Rune Skjold në një deklaratë. “Këta persona treguan guxim të madh.”

Tentativa për sulmin në Norvegji ndodhi një ditë para se myslimanët në mbarë botën të festonin Bajramin, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam. Rafiq dhe dy besimtarët e tjerë kishin qenë në xhaminë al-Noor duke u përgatitur për festimet.

Autoritetet e kanë konsideruar këtë sulm si një akt terrorizmi ndërkohë që kryeministrja norvegjeze Erna Solberg është shprehur se incidenti i së shtunës ishte një “sulm të drejtpërdrejtë ndaj myslimanëve” që jetonin në vendin e sak.

Mohammad Rafiq

“Ishte një sulm ndaj lirisë fetare,” shkroi ajo në Facebook.

I dyshuari raportohet të jetë 21 vjec dhe u paraqit në gjykatë me mavijosje në të gjithë fytyrën. Ai është akuzuar për vrasje dhe akte terroriste. Pas sulmit në tentativë ndaj xhamisë, hetuesit gjetën trupin e motrës së tij 17-vjeçare të fshehur pranë shtëpisë.

I dyshuari Philip Manshaus

Avokati i Rafiqit, Abdul-Satar Ali ka bërë të ditur se 65-vjeçari pësoi lëndime në kokë, dorë dhe sy ndërsa duke u përpjekur të ndalonte dyshuarin.

“Papritmas dëgjova të shtënat nga jashtë,” i tha Rafiq agjensisë së lajmeve Reuters. “Ai filloi të hapte zjarr ndaj dy burrave të tjerë.”

Rafiq tha se ai përdori momentin që sulmuesi po mbushte armën, e hodhi në tokë dhe e çarmatosi para se burrat e tjerë të pranishëm në xhami të nxituan për t’i ardhur në ndihmë.

Ish oficeri i forcave ajrore pakistaneze tha që i dyshuari mbante shumë fishekë me vete se kishte veshur anti-plumb dhe një helmetë. Aii tha që xhamia së fundmi ishte pajisur me masa shtesë sigurie, duke përfshirë ndërtimin e një derë të përparme që mund të hapet vetëm vetëm kur aktivizohej alarmi. Por nuk ishte e qartë nëse këto masa do të ndihmojnë besimtarët t’u shpëtojnë sulmeve terroriste.

Autoritetet Norvegjeze thanë të Dielën se i dyshuari kishte “shprehur qëndrime armiqësore kundër emigrantëve” dhe se ai e kishte njoftuar sulmin në internet në një postim ku shprehtë mbështetje për sulmin në Zelandën e Re dhe për atë në El Paso.

Norvegjia ishte dëshmitare e një prej sulmeve më vdekjeprurëse të viteve të fundit, sulm që ka frymëzuar agresorët në mbarë botën. Anders Breivik vrau 77 njerëz më shumë se tetë vjet më parë në disa sulme të njëpasnjëshme në Oslo dhe në një kamp veror, duke synuar emigrantët. Madje edhe sulmuesi i Zelandë së Re shkruante se ai ishte frymëzuar nga Breivik.