Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak të një pauze në turizëm për shkak të pandemisë Covid-19 që lejoi habitatet e kafshëve të rigjenerohen, thanë autoritetet.
Sipas Haribhadra Acharya, drejtues i Parkut për Jetën e Egër në Nepal, rritja e popullsisë vjen gjithashtu si rezultat i një numri ndryshimesh, duke përfshirë investimet në menaxhimin e habitateve dhe kontrollimin e gjuetisë pa leje.
Konkretisht, popullsia e rinocerontëve nëpër katër parqe kombëtare në Nepal u rrit në 752 në numërimin e fundit, ndërsa asnjë studim i mëparshëm i popullatave të rinocerontëve, që nga viti 2000, nuk kishte gjetur më shumë se 650 kafshë të tilla.
Rinoceronti me brirë është renditur si një specie në rrezik në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), me më pak se 2200 kafshë që kanë mbetur në Indi. Ai tashmë është zhdukur në Bangladesh dhe Butan.