Ana jonë e pandërgjegjshme, irracionale, emocionale, zbulohet mirë edhe nga shenja hënore, ana tjetër e sjelljes “diellore”, që shfaqim në publik dhe në qetësi.
Mund të thuhet se, ndërsa shenja jonë përfaqëson sjelljen tonë sociale dhe ndikimin, mënyrën se si ne u shfaqemi të tjerëve, pozicioni i Hënës në shenjën e lindjes, ose shenja hënore, përfaqëson hapësirën e emocioneve, shqisën e gjashtë, “ndjesinë e lëkurës”, me të cilën marrim mesazhe të pashpjegueshme dhe jo të provueshme racionalisht. Me pak fjalë, ky është personaliteti më i fshehur, më i lashtë dhe instiktiv.
Hëna tek Dashi
Juaji është një emocion i plotë, diellor, që e shpreh në mënyrën më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë. Në zgjedhjet tuaja si një grua jeni e vendosur, nuk keni dyshime apo pasiguri, atë që ju dëshironi, e dëshironi. Dhe e merrni. Përdorni feminitetin si armë, ndoshta e paduhura, por gjithsesi një armë. Nuk ndjeheni e dytë ndaj askujt, jeni gjithmonë e gatshme për të luftuar për atë që besoni se ju përket. Ju jeni trime, e guximshme kur vjen puna për t’u realizuar, nuk i merrni dorën askujt. Ndjeshmëria juaj është e menjëhershme, epidermik, merrni zjarr për çdo gjë dhe reagoni në të qindtën e sekondës.
Hëna tek Demi
Ju jeni një grua tamam, shpesh herë gjarpëruese dhe mikpritëse. Ju mund të shprehni emocionet tuaja në nivelin më të lartë, në kujdesin e trupit, erosit, në kënaqësinë në përgjithësi. Merrni por edhe ktheni, sepse për ju, të jesh i ndjeshëm, do të thotë që edhe t’u japësh të tjerëve, të kujdesesh për ta, për mirëqenien e tyre. Jeta juaj e brendshme është e thellë, intensive, por gjithmonë shumë e kontrolluar, sepse elementi Tokë pengon që t’u jepni formë emocioneve në mënyrë flagrante.
Hëna tek Binjakët
Ju jeni eklektike në manifestimin dhe të jetuarit e botës suaj të brendshme. Për ju, argëtimi maksimal është të ndryshoni, gjithmonë në vende të ndryshme, si grua, në veshje, në aktrim. Ju kurrë nuk e keni veten për të mirëqenë, jeni diçka që mund të magjepsë por edhe të frikësojë, sepse ju nuk jeni një grua e vetme, por jeni shumë gra në të njëjtën kohë. Ndjeshmëria juaj është e filtruar nga arsyeja, ajo që ju mendoni duhet të deshifrohet dhe shpjegohet në terma racionalë: Shkëputja juaj nga emocionet është baza e sensit tuaj të mrekullueshëm të humorit.
Hëna tek Gaforrja
Ju jeni mishërimi i nënës, brendësia e përsosur. Ndjeshmëria juaj është e njohur, jetoni çdo ditë një përqëndrim emocionesh e ndjenjash, që ju ngre lart dhe ju ul poshtë si një karusel, duke ju bërë të ndryshojë humorin nga ora në orë. Dhe duke qenë se jeni grua, çdo gjë duhet të vërtitet përreth jush, duhet të shkojë si doni ju, si vendosni ju. Emocionet janë kali juaj i betejës, ju e dini mirë se si të ngjallni ndjenja tek tjetri, dhe si të manipuloni të tjerët, në avantazhin tuaj.
Hëna tek Luani
Ndjeshmëria juaj është si një pasqyrë në të cilën ju shikoheni dhe admiroheni, pothuajse si njerka e Borëbardhës. Ju jeni të sigurta që jeni më e bukura prej tyre, por doni që t’ju shohin, për ta konfirmuar. Adhuroni të shkëlqeni, dhe shpesh e bëni në kuptimin real të fjalës, me bizhuteri apo stoli që bien shumë në sy. Emocionet tuaja janë gjithmonë të ekzagjeruara, zhurmëmëdha, të menjëhershme: ajo që ju dhemb më shumë është nëse nuk merreni në konsideratë. Një mëkat i pafalshëm në sytë tuaj, që mund t’ju shtyjë të bëni skena epokale.
Hëna tek Virgjëresha
Bota juaj e brendshme është një botë e përkushtuar për shërbim. Të qënit e ndjeshme, për ju, duhet të ketë një qëllim, një dobi. Duhet të shërbejë, së pari për veten tuaj, të dini se ku qëndroni, cili është roli juaj në jetë, cilin pozicion hierarkik duhet të zini. Së dyti, duhet t’u shërbejë të gjithëve, si shembull për rendin dhe bonsensin. Emocionet tuaja janë gjithmonë të kontrolluara, të filtruara, të testuara, të vendosura në vendet e duhura. Ato nuk duhet të ndërhyjnë në jetën tuaj, nëse nuk është absolutisht e nevojshme, nuk duhet t’ju kufizojnë në asnjë mënyrë.
Hëna tek Peshorja
Imazhi që ju keni për veten është gruaja e përsosur. E patëmetë në çdo detaj, në një ekuilibër të përsosur mes të shfaqjes, substancës, sjelljes, reagimeve. Ndjeshmëria juaj duhet të jetë gjithmonë e theksuar, të shfaqet, të vlerësohet, por me thjeshtësi dhe maturi, sepse në qoftë se ka ndonjë gjë që e urreni, ai është vulgariteti. Gjithmonë përpiqeni për të mbajtur emocionet nën kontroll, për të nxjerrë vetëm ato pozitive dhe të pranueshme shoqërisht: për shkak se ju doni mbi të gjitha të jeni dhe të ndjeheni të dashura, ndoshta nga të gjithë.
Hëna tek Akrepi
Ju jetoni intensivisht dhe plotësisht dimensionin erotik të vetes tuaj të brendshme. Jeni mishërimi i sensualitetit, shkaktoni tërheqje për të cilat jo gjithmonë jeni të vetëdijshme. Joshëse, tërheqëse, pushtuese, ju dini të lidheni në planin seksual si asnjë tjetër, sikur të keni studiuar një mijë vjet. Për ju kjo është e natyrshme. Emocionet tuaja janë më të thella dhe shpesh janë shkatërruese, si një përmbytje: në të vërtetë ju nuk bëni asgjë për t’i frenuar, sepse në thelb ju pëlqen të trullosni të tjerët me forcën e ndjenjave tuaja.
Hëna tek Shigjetari
E juaja është një ndjeshmëri e gëzueshme, e lirë, pa kufij. Ju jeni gruaja-shoqëruese, në gjendje për të ndarë përvojat dhe aventurat me miqtë, të dashurit, bashkëshortët dhe familjen, në mënyrë të barabartë. Sepse lidhjet të rrinë gjithmonë ngushtë, ashtu si dhe kufizimet. Ju doni të jetoni jetën tuaj të brendshme në të gjitha mundësitë e saj dhe në të gjitha aspektet e saj. Pa kufij të çdo lloji. Emocionet tuaja janë të forta, intensive, por vështirë se hedhin rrënjë, apo të ndikojnë në zgjedhjet tuaja. Nuk i mbani: edhe në këtë drejtim, doni të jenë të lira.
Hëna tek Bricjapi
Ju jeni personifikimi i besueshmërisë, shtylla kurrizore e çdo situate, nga familja tek puna e tek shoqëria. Stabiliteti është motoja juaj: nuk jepni hapësirë për lëkundje, shmangie, shtesa. E juaji është një ndjeshmëri e kohërave të shkuara, matriarkale dhe drejtuese, e aftë për të marrë përsipër përgjegjësitë e botës, kur këto shkojnë dorë për dore me pushtetin. Ju keni kontrollin e emocioneve dhe nuk i lini të shfaqen, sepse nuk duhet të ndërhyjnë në objektivat tuaja.
Hëna tek Ujori
Bota juaj e brendshme është një fakt i jokonvencionales. Ju jeni kundër traditës, kundër rregullave, kundër zakoneve. Si grua ju jeni e paparashikueshme dhe ju mund të kaloni nga ndjenja më intensive, e shfaqur hapur, deri tek mbyllja në vetvete. Kjo nuk ka të bëjë me seksualitetin tuaj, por ka shumë të bëjë me bukurinë tuaj tronditëse, e si pasojë fituese. Ju dëshironi që të jeni e lirë për të shprehur ndjenjat tuaja si dhe dëshirat më të mira: kështu që nuk e lini veten të dominoheni nga emocionet apo të udhëhiqet nga instinkti.
Hëna tek Peshqit
Ndjeshmëria juaj është e madhe dhe e padiskutueshme. Përfshirëse dhe e pakapshme në të njëjtën kohë. Dukeni e pambrojtur dhe e lëkundur, edhe kur në fakt jeni e fortë si një kapiten. Por është ky imazh që ju transmetoni, që magjeps. Dukeni e brishtë dhe në mbrojtje, por pastaj provoni të pakapshmen dhe shpesh të pakuptueshmen. Me fjalë të tjera, jeni absolutisht e papërmbajtshme. Emocionet tuaja janë të forta, tronditëse: ato vërshojnë si një lumë në përmbytje.