Politika Si ndryshon jeta e një Presidenti? Rrëfehet Bamir Topi: Bukën e blej...

Si ndryshon jeta e një Presidenti? Rrëfehet Bamir Topi: Bukën e blej vetë

Ish-presidenti Bamir Topi ka përshkruar në emisionin “S’e luan Topi” jetën e tij në kohën kur mbante këtë post dhe periudhën pas.

Ai e cilëson hyrjen në politikë një hap për të bërë disa ndryshime vetë.

U bëra ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit dhe iu dedikova dhe atyre gjërave që duheshin bërë”, tha ish-presidenti, ndërsa shprehet se “politika është e bukur, dhe është instrument për të zgjidhur probleme.”

Bamir Topi shprehet se momenti ku u shpall president i Republikës së Shqipërisë është një moment ku kupton që e gjithë jeta ka ndryshuar, ndërsa tregon edhe një histori të shkurtër gjatë atij momenti.

“Është një moment tjetër, që aty e kupton që jeta merr një hov tjetër. Është një përzierje emocionesh, sigurisht me atë që pret dhe kjo ndodh brenda pak sekondash. Kjo detyrë të bën të ndihesh tjetër njeri. Futesh në një format tjetër. Tentova të shkoj drejt grupit të miqve, erdhi garda dhe më futën me detyrim në makinë. Kjo të jep një ndjesi të një jete që ka ndryshuar. E kupton brenda pak çastesh”, tregon Topi.

Pasi largohesh nga ai post, jeta vazhdon normalisht, rrëfen ish-presidenti, dhe kupton se disa gjëra të kanë munguar vërtetë.

“Kur nuk je më president, jeta merr kuptimin e vërtetë të normalitetit që të ka munguar dikur. Fatmirësisht edhe për shkak të asaj që shteti shqiptar nuk kujdeset për presidentin post, në zyrën që ka qenë në presidencë. Ka një periudhë tre vjeçare dhe pastaj vazhdon jetën që ke pasur. Unë jam vetë në makinë, gjithmonë jam vetë në timon. Dal bëj pazare me time shoqe, bukën e blej vetë”, thotë ai.