Një ngjarje si në filmat aksion është regjistruar në një dyqan në Brazil, ku pronari i tij vrau tre persona me armë zjarri që kishin hyrë për ta grabitur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sorocaba, 70 km larg Sao Paulos dhe pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë së dyqanit.
Në pamje shihet një prej grabitësve kërcënon me armë pronarin e dyqanit për t’iu dhënë xhiron ditore, i cili më pas nxori armën nga brezi dhe i ekzekutoi.