Nga Hekuran Vladi*
Termi “pastrim parash” ёshtё njё term shumё pёrgjithёsues. Pёrkufizimi mё i shkurtёr i kёtij termi ёshtё: “Procesi i maskimit tё tё ardhurave tё paligjshme, pёr t’i bёrё ato tё duken si tё ligjshme”.
Burimet e tё ardhurave tё paligjshme nё Shqipёri janё disa. Tё ardhurat nga kontrabanda dhe evazioni fiskal, korrupsioni zyrtar dhe ato nga krimi i organizuar, janё 3 shtyllat kryesore tё tё ardhurave tё paligjshme.
Ku shkojnё kёto tё ardhura?
Njё pjesё e tё ardhurave tё paligjshme, tё pёrmendura mё sipёr, shkojnё pёr shpenzime luksi tё pёrfituesve dhe tё familjarёve tё tyre. Shtёpi dhe apartamente tё mёdha e tё mobiluara shumё rёndё, makina shumё tё shtrenjta, pushime nё resortet luksoze nёpёr botё, dreka e darka luksoze, bizhuteri dhe veshje tё shtrenjta, konsum i drogave, bixhoz, etj. Janё krejt tё zakonshme fotot e adoleshentёve nё rrjetet sociale facebook e Instagram, ku paraqiten me makina, ora tё shtrenjta, jahte e gjёra tё tjera si kёto.
Ajo qё ёshtё tipike nё rastin shqiptar, ёshtё se gjysma e kёtyre adoleshentёve janё ose fёmijё tё biznesmenёve tё akcizёs (para tё kontrabandёs), ose fёmijё zyrtarёsh tё lartё (para tё korrupsionit). Gjysma tjetёr janё tё rinj tё pёrfshirё nё veprat kriminale tё krimit tё organizuar, si droga, trafiqet e qenieve njerёzore, etj, qё nuk bёn ndonjё dallim me rastin e vendeve tё tjera tё Europёs.
Pjesa mё e madhe e tё ardhurave tё paligjshme tё shqiptarёve shkojnё nё blerje tё pasurive tё patundshme. Shtёpi, apartamente, toka bujqёsore, troje. Zakonisht, kёto pasuri regjistrohen nё emёr tё personave tё afёrt, jo nё emrin e zotёruesve tё vёrtetё tё tyre.
Njё pjesё e konsiderueshme e tё ardhurave tё paligjshme shqiptarёt i dёrgojnё edhe nё parajsat fiskale. Rasti shqiptar nё kёtё pikё ёshtё sёrish pak tipik, pasi kёto para kthehen sёrish nё vend nё formёn e investimeve nga firma fantazёm nё koncensione, apo blerje tё pasurive kombёtare.
Duke shfrytёzuar ambientin konfuz fiskal, lehtёsinё e pёrdorimit tё ryshfetit dhe korrupsionin zyrtar, njё nga destinacionet e tё ardhurave tё paligjshme ёshtё edhe investimi nё biznese tё ligjshme, si ndёrtim, tregti e mallrave tё akcizёs, arsim privat, mjekёsi private dhe futboll. Nё dy rastet e para, investimet bёhen nё emёr tё biznesmenёve tё ligjshёm, tё cilёt kanё kompanitё e tyre, por kanё nevojё pёr likuiditete. Shumё subjekte tё arsimit dhe tё shёndetёsisё private janё ngritur kryesisht mbi kapitale tё pajustifikuara ligjёrisht e tё regjistruara nёn emra tё maskuar, gjithashtu.
Nё rastin e futbollit, kjo bёhet pothuajse haptazi.
Kёtu do ndalemi sot, te futbolli. Ekipet e futbollit funksionojnё si shoqёri aksionere. Nё shumicёn e rasteve, kёto shoqёri janё nё pronёsi tё bashkive, ku kёto klube futbolli janё ngritur e nё disa raste edhe me bashkёpronёsi. Zyrtarisht klubet administrohen nga drejtorёt e klubeve, tё cilёt emёrohen nga aksionerёt, pra pёrgjithёsisht bashkitё. Klubet zgjedhin edhe Presidentin e klubit, i cili ёshtё donator kryesor i klubit. Kjo ёshtё pak a shumё pamja zyrtare.
Ekspertё tё fushёs, prej kohёsh, kanё ngritur zёrin pёr tё detyruar qeverinё tё rregullojё ligjin pёr funksionimin e klubeve tё futbollit. Megjithatё, sot e kёsaj dite, ata thonё qё aktiviteti i klubeve tё futbollit ёshtё njё nga gropat mё tё zeza tё legjislacionit shqiptar.
Si funksionon, praktisht, menaxhimi i aktivitetit tё klubeve tё futbollit?
Presidentёt e klubeve, nё shumicёn e rasteve “tё ashtuquajtur” si tё tillё, pasi zyrtarisht mund tё jenё edhe vetёm drejtorё tё klubeve, janё tashmё tё njohur publikisht si “pronarё” tё klubeve tё futbollit. Ata dalin nёpёr intervista e debate mediatike, ata emёrojnё stafin e klubit, ata bёjnё merkaton e futbollistёve, ata emёrojnё dhe shkarkojnё trajnerin, ata bёjnё pagesat. Pra, kontrollojnё gjithçka. Dhe kёtё e bёjnё publikisht. Ajo qё nuk bёjnё publikisht ёshtё transparenca e fondeve tё pёrdorura pёr aktivitetin e klubeve.
Nuk ka asnjё transparencё publike pёr shpenzimet e klubeve. Nё fakt, nuk ka as mekanizёm ligjor tё mirёfilltё, qё rregullon aktivitetin ekonomik tё klubeve tё futbollit. Tё asnjё sporti, por kёtu po flasim vetёm pёr futbollin.
Cilat shpenzime janё tё fshehura? Kontratat me futbollistёt janё nё krye tё listёs, pёr shkak tё vlerёs sё madhe qё zёnё nё totalin e shpenzimeve. Ato janё ca kontrata, nganjёherё edhe noteriale, ku paga e futbollistёve figuron nё vlera qesharake, nё krahasim me pagёn, qё nё tё vёrtetё marrin futbollistёt. Sё dyti, vijnё shpenzimet pёr trajtimin e futbollistёve, si ushqimi, hoteli, transporti, etj. Tё gjitha kёto shpenzime nuk kanё as minimumin e transparencёs.
Fundja, nuk iua kёrkon asnjё autoritet shtetёror. Dhe, siç e thamё mё sipёr, nuk ёshtё thjesht çёshtje e cilёsisё sё qeverisё sё tanishme, apo e asaj qё ishte, por ёshtё shumё mё rёndё. Njё kaos total e mungesё e theksuar e ligjit e kuadrit rregullativ tё aktivitetit ekonomik tё klubeve tё futbollit. Pikёrisht pёr kёtё, ka njё lehtёsi “pёrrallore” pёr injektimin e parave tё pista nё klubet e futbollit.
Por, pse ёshtё e leverdisshme pёr aktorёt e fushёs? Tё ardhurat nga bonuset, apo çmimet kombёtare e ndёrkombёtare, nuk ёshtё se zёnё ndonjё vend tё konsiderueshёm nё totalin e tё ardhurave, zakonisht. Tё ardhurat mё tё mёdha janё nga manipulimet e rezultateve, trukimet e ndeshjeve dhe loja me skedinat, e cila zё pjesёn mё tё madhe. Kryesorja ёshtё, qё klubeve u rritet vlera dhe bёhen tё tregёtueshёm dhe influentё nё treg. Pra, praktikisht, paratё e pista ndёrrojnё “çati” dhe riciklohen.
Kush pastron para me klubet e futbollit, ose njё epilog i shkurtёr.
Nё njё investigim, tё cilin po e punoj me disa miq, dashamirёs dhe ekspertё tё futbollit, do tё paraqesim informacione dhe argumenta pёr klubet e futbollit shqiptar, nё tё cilat NUK pastrohen para. Mund tё tingёllojё si shaka, por ёshtё rruga mё e shkurtёr, pasi janё shumё pak.
*Ekspert në luftën e pastrimit të parave