Në spitalet në të gjithë botën, mjekët kanë mbetur pa fjalë teksa ndërsa shikojnë pacientët Covid-19 të cilët duhet të jenë në koma ose të bllokuar nga hipoksia, mungesa e oksigjenit në indet e trupit, të kontrollojnë mediat sociale apo të bisedojnë me infermierët.
Termi i duhur mjekësor për këtë fenomen të frikshëm është “hipoksi e heshtur”. Ajo ndodh kur njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se po privohen nga oksigjeni dhe për këtë arsye paraqiten në spital me shëndet shumë më të keq se sa e kuptojnë.
“Në mënyrë tipike, këta pacientë kanë përjetuar disa simptoma të Covid-19 nga dy deri në shtatë ditë para se të paraqiten në spital duke u ankuar për shtrëngim të papritur në gjoks ose pamundësi për të marrë frymë thellë”, thotë mjeku amerikan Richard Levitan, i cili ka qenë mjek urgjence për rreth 30 vjet. Levitan kohët e fundit kaloi gati dy javë vullnetarisht në dhomën e urgjencës së një spitali të qytetit të Nju Jorkut.
Atje ai vuri re që pacientët vinin në dhomën e urgjencës me nivelin e oksigjenit në gjak deri në 50%, aq të ulët sa duhet të ishin pa vetëdije. Sasia normale e oksigjenit në gjak është midis 95% dhe 100%, dhe çdo gjë nën 90% konsiderohet anormale.
“Për më tepër – tha Levitan- “skanimet e mushkërive të këtyre pacientëve treguan shenja pneumonie aq të rënda, sa ata duhet të ishin në dhimbje të tmerrshme.”
“Rrezet X ishin të tmerrshme, niveli i oksigjenit ishte i ulët por këta pacientë janë plotësisht zgjuar, vigjilentë, qendronjnë një celular dhe të gjithë thanë se kanë qenë disi të sëmurë për disa ditë,” tha ai. Vetëm ditët e fundit ata vunë re ose gulçim ose lodhje,” shtoi Levitan. “Kjo është ajo që është kaq e çuditshme në lidhje me këtë sëmundje dhe po aq e tmerrshme.”
Mjeku tregon se është e tmerrshme sepse në kohën që një person e kupton se ka problem të marrë frymë thellë, ata janë tashmë në gjendje të rëndë.
“Ndërsa nivelet e dioksidit të karbonit rriten, fillon të krijohet lëng në qeset e ajrit dhe mushkëritë bëhen të ngurta, gjë që çon në dështim akut të frymëmarrjes”, thotë Levitan.
Si mund të ndodhë kjo?
Mjekët spekulojnë se tek disa njerëz, problemet me mushkëritë Covid-19 përparojnë në një mënyrë që nuk është menjëherë e dukshme. Ndërsa pacientët përqendrohen në luftimin e simptomave të tilla si ethet dhe diarreja, trupi fillon të luftojë kundër mungesës së oksigjenit duke shpejtuar frymëmarrjen për ta kompensuar.
“Imagjinoni që keni një gotë plotë më ajër dhe gjysma zhduket,” tha pulmonologu i kujdesit kritik Dr. Cedric Rutland, po ashtu zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Mushkërive. “Çfarë do të bësh? Do të përpiqesh ta mbushësh dy herë më shpejt, sepse ke humbur gjysmën”.
Njerëzit mund të mos jenë të vetëdijshëm për se po marrim frymë më shpejtë dhe mund të mos kërkojnë ndihmë, megjithatë nivelet e oksigjenit në gjak vazhdojnë të bien. Ndërkohë, trupi ngadalë mësohet disi në nivelet më të ulëta të oksigjenit, ashtu siç që ndodh kur një person udhëton në një lartësi më të lartë.
“Në kohën kur këta pacientë futen në spital me mushkëri të gjymtuara dhe nivele të oksigjenit tejet të ulëta mund të jetë vonë”, tha Rutland. “Jo vetëm që mushkëritë janë dëmtuar rëndë, mungesa e oksigjenit mund të ketë përfshirë tashmë organe të tjera në trup, të tilla si zemra, veshkat dhe truri.”
Një hipoksi e heshtur që përparon me shpejtësi mund të shpjegojë pse disa pacientë të rinj Covid-19 pa kushte simptoma të rënda kanë vdekur papritur.
Në fillim të krizës, mjekët po vinin gati të gjithë ata që vinin me vështirësi në frymëmarrje në ventilatorë. Tani ata po i rezervojnë ato për të sëmurët rëndë, duke kuptuar që masa të tjera, të tilla si oksigjeni shtesë dhe pozicionimi i trupit, mund të funksionojnë po aq mirë për disa pacientë.
Në vitin 2012, Levitan i ofroi 50 pacientëve oksigjen plotësues në vend të ventilatorëve dhe i pozicionuan anash dhe barkazi, pozicione që shpesh përdoren për të ndihmuar në hapjen e mushkërive.
“Ne zbuluam se dy nga tre pacientë mund të shmangnin ventilatorët gjatë 24 orëve të para duke i vendosur me oksigjen dhe duke bërë këto manovra pozicionimi,” tha ai.
Por si mund ta kuptoni në kohë se keni mungesë oksigjeni?
Levitan bën thirrje për diagnostikimin e hershëm të problemeve të frymëmarrjes për shkak të Covid-19 duke u matur pulsin pacientëve me simptoma të lehta gjatë karantinës dyjavore për të monitoruar nivelin e tyre të oksigjenit në gjak.
“Nëse njerëzit e kontrollojnë veten në pajisjet shtëpiake ose shkojnë në klinika ose zyrat e mjekëve, mund të sigurojnë një sistem paralajmërimi të hershëm për llojet e problemeve të frymëmarrjes të lidhura me Covid-19,” thotë ai.
Sidoqoftë, mbeten pyetje në lidhje mes përdorimit në shtëpi të aparatit të matjes së pulsit për të matur nivelin e oksigjenit në gjak. Së pari, një sërë pajisjesh në treg mund të mos jenë të sakta. Një studim i vitit 2016 zbuloi se vetëm dy nga gjashtë pajisjet popullore i plotësonin kriteret mjekësore.
Për më tepër, keqpërdorimi mund të çojë në alarmimin e pacientëve. Pajisja duhet të jetë e pozicionuar siç duhet; duart duhet të jenë në temperaturën e dhomës; dhe lyerja e thonjve mund të ndikojë në rezultat, ashtu siç mund të ndikojë edhe mbajtja e frymës tuaj.
Por Rutland mendon se edhe pse pajisjet nuk janë perfekte, u sigurojnë mjekëve një mënyrë për të monitoruar pacientët që nuk mund t’i shohin personalisht gjatë izolimit.